Çmimi i madh prej 100 mijë eurosh që iu dha balerinit Ilir Shaqiri një natë më parë nga Big Brother VIP ka sjellë përplasje të forta. Infowebtv, ka mësuar se binjakët Donald e Romeo Veshaj si dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk kanë pranuar të festojnë bashkë me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipërisë që mbylli dyert një natë më parë.
Ata janë parë që qëndronin në një cep të skenës dhe në momentin që është dhënë çmimi i madh, kanë nisur të përplasen me produksionin. Sherri ka agravuar dhe mes tyre ka ndërhyrë sigurimi i Top Channel, ndërsa shumë nga personat që ndodheshin në publik janë ndaluar të filmonin. Më pas janë larguar nga ambientet e Top Channel.
Sot, përplasja ka vijuar në distancë. Romeo Veshaj ka fshirë rpomon e emisionit që iu premtua se do të bënte me të vëllanë në Top Channel. Emri i programit u mor dhe nga shprehja me të cilën Donaldi u bë virl në rrjet ‘Më lër të flas’.
Ç’të ketë ndodhur mes binjakëve e produksionit? Asnjë prej tyre nuk ka bërë një reagim zyrtar.