BioNTech fillon punën për vaksinën kundër Omicron

0

– Kompania BioNTech tha ditën e sotme se kishte filluar punën për një vaksinë të përshtatur specikisht për Omicron , variantin e ri shqetësues të koronavirusit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Sipas Economic times, kompania megjithatë nuk tha la të kuptohej nëse  do t’i duhej të ripunonte vaksinën e saj të krijuar për COVID-19. Zhvillimi i një vaksine të përshtatur është pjesë e procedurës standarde të kompanisë për variantet e reja sipas BioNTech, e cila prodhon vaksinat së bashku me Pfizer.

“Hapat e parë të zhvillimit të një vaksine të re të mundshme kanë nisur por ështëi nevoshëm kërkimi më pas për të vlerësuar nëse do të nevojitet një vaksinë e re nga gjeneza,” tha kompania.

BioNTech tha të premten se pret më shumë të dhëna laboratorike gjatë dy javëve të ardhshme për të ndihmuar në përcaktimin nëse ka nevojë për një vaksinë specifike të Omicron. Rivali Moderna ka thënë se po punonte për një ridizajnim të vaksinës së saj COVID-19 për vaksinat e ardhshme përforcuese.

Varianti Omicron mbart një rrezik shumë të lartë global të rritjeve, paralajmëroi OBSH të hënën ndërsa më shumë vende raportuan raste, duke shkaktuar mbylljen e kufijve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu