Biseda Putin-Erdogan,presidenti turk i dërgon 3 kërkesa homologut rus për Luftën në Ukrainë

0

Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.

Në një deklaratë pas një telefonate një-orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se ai deklaroi se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.

“Presidenti Erdogan pwrswrii thirrjen e tij ‘le të hapim rrugën për paqen së bashku. Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjent për arritjen e armëpushimit, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, bwri me dije Presidenca e Turqisw.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu marrwdhwniet dy palwshe mes dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu