Bisedimet për paqe, Erdogan do t’i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm

0

RUSI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, synon të propozojë rifillimin e bisedimeve të paqes për Ukrainën për të arritur një armëpushim të hershëm gjatë bisedimeve të planifikuara me presidentin rus, Vladimir Putin së shpejti, shkruajnë mediat e huaja.

Në javët e fundit të muajit gusht Vladimir Putin do të jetë në Turqi për bisedime të reja me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Erdogan do të ofrojë ndërmjetësimin e tij duke ripërsëritur tezën se nuk do të ketë fitues në luftë dhe humbës në procesin e paqes”, -tha burimi, duke e quajtur presidentin turk “të vetmin lider botëror” që gëzon “besimin e sinqertë” të Putinit dhe Zelenskyy”.

Samiti Rusi-Turqi do të mbulojë, përveç luftës në Ukrainë, rifillimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, lidhjet dypalëshe, marrëdhëniet midis Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu