Bisedoi me të riun që ka studiuar në Hollandë,çfarë zotimi dha Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarët në Njësinë 11 në Tiranë, u takua me një të ri që kishte studiuar në Hollandë.

Qytetari i tha Bashës se shokët e tij i thonë se “a është në rregull që u kthye në Shqipëri dhe nuk qëndroi në Hollandë”, ndërsa kryedemokrati u shpreh se të njëjtën pyetje ia kanë bërë edhe atij.

Sipas kryedemokratit, studentët shqiptarë nuk kanë asnjë diferencë nga ata hollandezë, ndërsa i dha të riut edhe një zotim hollandez. “Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën”, u zotua Basha para qyytetarit.

“Edhe kur jam kthyer më kanë thënë “a je në rregull nga trutë e kokës” dhe përgjigja ime ishte dhe është “jam në rregull”. Ke parë ti ndonjë diferencë mes teje dhe atyre? Asnjë, madje jemi edhe më të mirë se ata. Ata janë në vendet e tyre dhe punësohen sepse u është dhënë mundësia, juve nuk u është dhënë. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të rritet më shumë. Rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën. Të jesh i bindur se për zotimet tona do të bëjmë të pamundurën t’i bëjmë realitet. Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Kjo është kultura hollandeze”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu