Në “Prestige Resort” Instituti Shqiptar i Sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme “SME Albania” në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stifftung organizuan për të gjashtin vit radhazi për tre ditë Akademinë e SME-ve , me temë “Digjitalizimi, nxitës i ndërkombëtarizimit të SME-ve”.
22 pjesëmarrës, përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e të mesme patën mundësinë që të pajisen me njohuri nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas lidhur me çështje si; pronësinë industriale, tregtinë elektronike, ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve te tyre.
Sipërmarrësit thanë se ky trajnim tre ditor ishte shumë i rëndësishëm për ta, pasi qëllimi kryesor i të berit biznes në epokën digjitale të shitjeve online kërkon njohuri të thelluara për të qenë të suksesshëm.
Drejtori ekzekutiv i SME, Elton Shametaj u shpreh se objektivi primar i këtij seminari është t’u vij në ndihmë sipërmarrjeve të biznesit.
Trajnimi 3-ditor u zhvillua në ambientet shumë komode të “Prestige Resort”.