TIRANË- Fusha e veprimtarisë së biznesmenit Edmond Papa (Hoxha) që u ekzekutua sot ishte e përqëndruar në zonat bregdetare. Ai ishte pronari i vetëm i hotelit “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Gjithashtu, në të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet me dije se Papa ka pasur dhe një biznes që tregonte kafe në zonën e plazhit të Livadhës. Ky biznes rezulton i çregjistruar.
“Neli 98”, një kompani që vepronte në Selenicë të Vlorës ka qenë gjithashtu e administruar nga Papa, por tani është pezulluar si aktivitet.
49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.