Biznesmeni shqiptar humb jetë në rrethana misterioze, gruaja dhe vajza të lënduara

0

 

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën dhe gruaja e tij, 50-vjeçare së bashku me vajzën 17-vjeçare kane mbetur të lënduara. Ngjarja ndodhi në Zvicër, në apartamentin e tyre. Autoritetet e Cyrihut kanë njoftuar se pak mëngjesin e djeshëm është raportuar për dhúnë në një familje sipas mediave vendase, por pa saktësuar se çfarë ka ndodhur konkretisht. Autoritetet kanë gjetur dy gra, nënë e bijë të gjakosura, kurse kryefamijari, 47-vjeçari me iniciale M.B, ka ndërruar jetë.

47-vjeçari pavarësisht se kishte marrë ndihmën e parë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve. Gruaja e viktimës, 50-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare u dërguan në spital për trajtim. Viktima, ardhur që 16 vjeç në Zvicër, njihej si biznesmen, pasi kishte një biznes makinash, ndërsa djali kishte një kompani të veten. Djali i viktimës, ka rrëfyer për median zvicerane se kur ai kishte dalë nga shtëpia pak orë para se të raportohej krimi, gjithçka ishte në rregull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu