Dy trafikantë droge janë vrarë në Europë gjatë javëve të fundit. Një prej tyre do të ishte dëshmitar në gjyqin kundër bosit të krimit të Ridouan Taghi në Holandë, ndërsa tjetri është Bledar Muça. Viktima e parë, Taghi është arrestuar në vitin 2019 në Dubai dhe përballet me disa akuza për vrasje, porositjen e tyre nga qelia dhe shpërthimin e një trazire në burg. Megjithatë nuk dihet nëse Taghi, ka pasur lidhje me Muçën. Ky i fundit mendohet se ka qenë krahu i djathtë i dy bossave shqiptarë të drogës dhe ka jetuar në Londër me dokumente të rreme identiteti britanike deri në vitin 2020.
Ebrahim Buzhu, 52 vjeç, i cili njihej edhe si “Kasapi” u gjet i vdekur me një plumb në kokë në makinën e tij të djegur në Cadiz të Spanjës. Buzhu mendohet se ishte rivali i Taghi-t dhe mësohet se ka dëshmuar kundër tij në polici në vitin 2015. Buzhu do të ishte një dëshmitar shumë i rëndësishëm në këtë gjyq. Buzhu besohej të ishte rivali i Taghit dhe e kishte denoncuar atë në Polici në vitin 2015. Madje së fundmi ishte mësuar se gjithashtu do të ishte një dëshmitar i rëndësishëm në gjyqin e tij.
Taghi, së bashku me 16 persona të tjerë, dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të njohur si “Mocro Mafia” dhe akuzohet për vrasje. Ai u arrestua në Dubai në vitin 2019 pas një bastisjeje në apartamentin e tij luksoz dhe u dërgua në Holandë. Policia dhe prokurorët besojnë se ai ka vazhduar të urdhërojë vrasje nga qelia e tij e burgut madje dhe pretendojnë se po planifikonte arratisjen nga burgu. Ndërsa avokati kryesor i Taghit, Inez Weski, i mohon pretendimet e Policisë dhe Prokurorisë.
Policia holandeze ka rritur sigurinë ndaj kryeministrit Mark Rutte për ta mbrojtur si pasojë e frikës për një tentativë sulmi ose rrëmbimi ndaj tij. Masat e sigurisë janë rritur prej kur kreu i qeverisë atje u zotua të pastronte Holandën nga bandat e drogës si pasojë e vrasjes së reporterit Peter De Vries në Korrik 2021.
Vrasja e gazetarit lidhet po me gjyqin e Taghi. De Vries po këshillonte dëshmitarin kyç Nabil Bakkali ndaj bosit të drogës. Taghi dyshohet se ka vrarë vëllain e Bakkali-t. Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës hyn në Antëerp dhe më pas dërgohet në Holandë. Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Europë kontrabandohet nëpërmjet Belgjikës me një qarkullim prej 130 miliard Dollarësh në vit.
Marrë nga thenationalnews.com