Blendi Klosi për patronazhistët: E kanë bërë më të fortë Partinë Socialiste

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi mbërmjen e sotme se Partia Socialiste ka angazhuar patronazhistët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai u shpreh gjatë një interviste në “ Euroneës Albania” se PS-ja është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.

“Padyshim, Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.

Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike”, u shpreh Klosi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu