Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në një seancë të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndau shqetësimin se Federata Ruse mund të bllokonte rinovimin e një misioni paqeruajtës të mbështetur nga OKB, në Bosnjë Hercegovinë. Sipas mediave të huaja, Blinken theksoi se Bosnja dhe Hercegovina kanë nevojë për forca ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin.
“Një lloj force ndërkombëtare është thelbësor në përpjekjen për të ruajtur një mjedis të sigurt në Bosnje Hercegovinë. Ne po përpiqemi të sigurohemi që të kemi diçka për ta mbështetur këtë, ” tha Blinken.
Deklarata e Rusisë erdhi pasi i dërguari i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbështetet nga Perëndimi, por nuk njihet nga Moska, pezulloi një ligj të diskutueshëm që do t’u mundësonte serbëve të vendit të merrnin pronën shtetërore në territorin e tyre.