Bllokimi i rrugës në Vlorë-Orikum, flet Prefekti: Një masiv i madh dheu është bërë pengesë

0

Një masiv i madh dheu ka bllokuar mbrëmjen e sotme aksin rrugor Vlorë-Orikum, duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë prefekti Flamur Mamaj tha se shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm. Sipas tij masivi i madh i dheut që ka rrëshqitur ende nuk dihet nga ka ardhur, ndërsa po punohet për pastrimin e rrugës.

“Siç e shikoni është për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë pasditen e sotme. Ka bërë që të ketë një rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu, që ka bllokuar rrugën pranë Jonufrës. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Siç duket sipërfaqja e dherave është e rrëshqitur është rreth 1 mijë metra kub dhe’ dhe akoma nuk jemi të bindur nga ka ardhur gjithë ky masiv, pasi shirat kanë qenë të rrëmbyeshëm. Shpresojmë që me angazhimin e 4 mjeteve fadroma të bëjmë të mundur zhbllokimin e kësaj rruge”, deklaroi Mamaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu