Banorë si dhe persona që kanë biznese në autostradën Lushnje-Fier kanë protestuar ditën e sotme në lidhje me bllokimin e rrugëve dytësore që është vendosur. Qytetarë dhe banorë të zonës, kanë protestuar duke deklaruar se mbyllja e hyrje-daljeve në këtë rrugë i çon personat që kanë biznese drejt falimentimit.
Ata janë shprehur se nëse rrugët dytësore të krijuara do të mbyllen, atëherë ata do të detyrohen dhe të largohen jashtë shtetit.
Disa ditë më parë ARRSH së bashku me IMT-në kanë njoftuar se do të bllokojnë të gjitha rrugët dytësore në ktë aks, pasi sipas tyre janë burgim i madh aksidenti.