Ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, është bllokuar qarkullimi i mjeteve.
Radha kilometrike ka shkaktuar një shqetësim tek drejtuesit e mjeteve dhe kjo ka ndodhur për shkak të një aksidenti i cili ka ndodhur ditën e sotme në autostradë dhe mjetet e kanë të vështirë qarkullimi e tyre prej këtij shkaku.
Ndërsa policia e ka pasur të vështirë ndërhyrjen për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe gjithçka ka mbetur pezull në zgjidhjen e këtij trafiku të madh.