Bllokohet teleferiku në Turqi, vizitorët hidhen për t’i shpëtuar të ftohtit

0

Në Kartepe të Kocalit, e cila është qëndër e rëndësishmë për ski, një nga teleferikët mbeti i bllokuar pwr njw orw. Disa prej qytetarëve, të cilët nuk e duruan dot të ftohtin për shkak se defekti nuk u rregullua menjëherë, shpëtuan duke u hedhur nga teleferiku.

Një prej qytetarëve ka regjistruar momentin e bllokimit në ajër duke treguar se ishin ngrirë nga i ftohti.

“Teleferiku nuk funksionoi për 1 orë. Tashmë jemi ngrirë. Njerëzit kanë filluar të hidheshin. Jemi në gjendje shumë të keqe. Së shpejti do të kemi hipotermi”, tha ai.

Autoritetet turke kanë filluar tashmë hetimet rreth rastit ndërsa asnjë prej qytetarëve nuk është lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu