Më shumë se 50 tonë ndihma me ushqime janë dhuruar për familjet e prekura nga zjarret shkatërruese në zonën e Gramshit, nga kompania Bavaria. Ndihmat konsistojnë në ushqime të ndryshme e lëngje.
Po ashtu janë dhënë nga kjo kompani dhe 10 tonë koncentrat ushqimor për bagëtitë. Një ndihmë kjo e konsiderueshme për të gjitha ato familje që u përballën me tmerrin e flakëve.
Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi falenderoi drejtuesin e kompanisë BM Group, Ago Ymerin, për ndihmën humanitare, e cila është dhe më e madhja.
Ndihmat të cilat u dërguan me tre kamionë të kompanisë “BM Group” u magazinuan nga ana e bashkisë dhe më pas nisën të shpërndahen në fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas, të prekura nga zjarri masiv.





