Një aksident i rëndë ka lënë të plagosur dy 20-vjeçarë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ravonik-Korçë, ku mjeti që drejtohej nga 23-vjeçari me inicialet A,K doli nga rruga. Për pasojë u dëmtuan pasagjerët e mjetit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Ravonik-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMë”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.