Luçiano Boçi: Nënshkruhet kontrata midis Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek energji, kontrata sipas ligjit shqiptar duhet të pranonte ankimim, në datën 16 mbyllet ankimimi, mendoni se është një vendim i marrë mbi një kontratë jo të ligjshme, sepse s’ishte bërë akoma e ligjshme kontrata, duhet të priste 7 ditëshin e ankimimit, kjo është pyetja ime
Edi Rama: Qeveria që unë drejtoj ka ndjekur të gjitha procedurat që i imponon ligji, nuk di ç’ka ndodhur më 6 dhjetor, por cilado qoftë data, vendimet janë të konfirmuara nga një sistem i tërë, mos harroni që vendimet tona kalojnë nëpër lloj lloj sitash, të përsërisim të njëjtën gjë, nuk e di si ta bëj më të larmishëm, ngaqë nuk keni qenë kurrë në qeveri, ngaqë kultura juaj qeverisëse është ajo që është, nuk po i hyj, nuk e di. Përgjigjia ime është kjo
Luçiano Boçi: Shumë mirë e pranuat dhe vetë.