Boll u kapët pas b*thëve të vajzave”/ Plas “lufta” në rrjetet sociale mes Meridianit dhe Romeo Veshajt

0

Ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramçaj është konfliktuar virtualisht me vëllain binjak të Donald Veshajt, Romeon.

Ramçaj ka akuzuar dy vëllezërit vlonjatë se lidhen me femra të showbiz-it për të fituar më shumë famë, referuar faktit që Romeo Veshaj ishte në romancë me Jonida Maliqin, ndërsa Donald Veshaj me Bora Zemanin e më pas tradhtoi këtë të fundit me Beatrix Ramosajn.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve… Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krah. Boll u kapët pas b*thëve të vajzave të njohura kur jeni ndarë! Se të gjithë iu njohin si Kunatët e shokëve Xhemal!”- ka shkruar Meridian Ramçaj drejtuar vëllezërve Veshaj.

Referuar një postimi të Romeo Veshajt, ku i drejtohet ish-banorit të Big Brother si një person pa burrëri, ai vazhdoi: “Je lodh shumë vlla me PR duke thënë që Meridiani ju ndau nga gratë, që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vlla se vetë e ke ndrit… Artistët e Shqipërisë këta.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu