Bolonja e fiksuar pas Asllanit, i bën ofertën e parë zyrtare Interit

0

Bolonja është e fiksuar pas mesfushorit kquezi që luan në radhët e Interit, Kristjan Asllani. Mediat italiane raportojnë se bolonjezët i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Interit për Asllanin, duke ofruar 13 milionë euro.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se oferta e Bolonjës po konsiderohet nga Interi, edhe pse për të ardhmen e tij do të vendoset pasi skuadra të kthehet nga botërori i klubeve.

Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali.