Opinionisti Arbër Hajdari ka shprehur mendimin e tij për takimin e shumë përfolur mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Në një deklaratë në “Post Big Brother Vip”, Hajdari tha se Bora ka rrezikuar shumë duke u bër pjesë e programit. Opinionisti gjithashtu shprehu dyshimet e tij mbi vërtetësinë e lidhjes së re që Donaldi krijoi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.