Bora Zemani ka vendosur që të na surprizojë me një tjetër projekt televiziv, i cili mesa duket do e sjellë paksa ndryshe moderatoren.
Pas shumë projekteve të rëndësishme, Bora do vijë çdo te premte, me një program i cili do të përmbajë shumë histori interesante, me të ftuar special dhe rrëfime personale.
Promoja e programit është publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të Top Channel, ku Bora shihet në rolin e banakieres, e cila mesa duket është gati të sjellë koktejlet e veçanta për të ftuarit e saj, të shoqërura me muzikë, duke filluar nga muaji prill.
Nga ana tjetër vet moderatorja ka bërë një postim në profilin e saj, bashkangjitur të cilit shkruan:
E premtja ora 21:00 prej dy vitesh ka qenë momenti im i preferuar! Jam e lumtur t’ju them se do të shihemi shumë shpejt në një program ku do të jenë pjesë të gjithë e gjithçka. Nga xixat e DWTS tek ngjyrat e “Cherry on Top””.