Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore. Sipas ARRSH, reshje bore ka pasur në zonë e Korçës, Kukësit dhe Tropojës, por deri më tani nuk raportohen probleme përqarkullim në asnjë prej akseve. Megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet që të tregojnë kujdes pasi qarkullimi është i rrezikshëm.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore,”-shkruhet në njoftimin e ARRSH.