Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2028.
Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji, ndërsa u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës së tij gjashtëvjeçare.
“Më mungojnë fjalët vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua”.
“Unë kam qenë këtu që kur kam qenë fëmijë, kështu që është një ndjenjë e pa përshkuar për mua dhe familjen time”.
Sticking around for a while longer! 😁 pic.twitter.com/LCK8DvVjQm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022