“Bota duhet të veprojë”, ministri i jashtëm i Ukrainës jep alarmin: Ja çfarë po ndodh me 400 mijë njerëz në Mariupol

0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe t’u vijë në ndihmë rreth 400,000 njerëzve aktualisht të rrethuar nga forcat ruse në juglindje të Mariupolit.

Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se mban peng qytetarët në qytetin port dhe i bëri thirrje Perëndimit të detyrojë “Rusinë të ndalojë luftën e saj barbare kundër civilëve dhe foshnjave”.

“Rusia vazhdon të mbajë peng mbi 400,000 njerëz në Mariupol, bllokon ndihmën humanitare dhe evakuimin”, shkroi Kuleba.

“Vazhdojnë bombardimet pa dallim. Pothuajse 3,000 foshnjave të porsalindura u mungojnë ilaçet dhe ushqimi. Unë i bëj thirrje botës të veprojë,” shtoi ai.

Ndërhyrja e Kuleba vjen pasi deputeti Dmytro Gurin i tha BBC-së se qytetit i kanë mbetur vetëm tre deri në pesë ditë ushqim dhe se autoritetet janë detyruar të varrosin 33 persona të vrarë nga bombardimet ruse në një varr masiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu