Bota mes luftës, Franca diskuton kthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm

0

FRANCË- Në një botë të trazuar dhe me shumë vatra lufte, e sidomos pas konfliktit që sapo ka nisur në Lindjen e Mesme, në Francë është duke u diskutuar për rikthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak. Édouard Philippe, ish kryeministër tha se pyetja nëse shërbimi ushtarak duhet vënë për disa apo për të gjithë mund të lindë së shpejti.

“A duhet të rivendosim shërbimin ushtarak për disa apo të gjithë të rinjtë? Kjo pyetje mund të lindë së shpejti, sepse ne jetojmë në një botë të rrezikshme,” deklaroi ish-kryeministri Édouard Philippe të dielën në Radio J.

Në vijim, Philippe komentoi edhe vendimin e ish-presidentit Jacques Chirac, i cili në atë kohë mendoi të kalonte në një ushtri krejtësisht profesionale për të mbrojtur interesat e Francës

“Mendoj se ai kishte të drejtë në atë kohë. A do të jetë kështu gjithmonë?”, pyeti shefi i partisë Horizont.

Ish kryeministri vërejti se do të jetë e nevojshme të rivendoset shërbimi ushtarak sepse e imponojnë kërkesat e mbrojtjes së territorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu