Botërori 2030, do të zgjasë 1.5 muaj dhe finalja më 21 korrik – Detajet e para nga FIFA

0

ZVICER – Një…ide e parë e kalendarit të Botërorit 2030, i cili do të organizohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente, është prezantuar në faqen e FIFA-s dhe siç raportojnë gazetat “Marca” dhe “Mundo Deportivo”, fillimi pritet të zhvillohet më 8 ose 9 qershor.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në Montevideo, Uruguay , Buenos Aires , Argjentinë dhe Asuncion , Paraguaj, përpara se të zhvendosen në Evropë, ndërsa ndeshjet e para pritet të zhvillohen në 13 ose 14 qershor 2030. Ngjarja e përvjetorit, 100 vite nga zhvillimi i Kupës së Parë të Botës, do të zgjasë rreth 1.5 muaj.

Kjo do të thotë se finalja pritet të zhvillohet më 21 korrik, ku dy shtete do të konkurrojnë për vendin ndeshjes. Sipas shtypit spanjoll, ndeshja që do të vendosë kampionin e ardhshëm të Botës do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, shtëpia e Real Madridit, por edhe Maroku kërkon finalen, në stadiumin e ri që do të ndërtohet në Casablanca .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu