Botërori i Skive në Slloveni, përfaqësuesja e Shqipërisë Lara Colturi renditet e dyta

0

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka arritur një tjetër rezultat fantastik në Botërorin e Skive.

18-vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.

Lara kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, por më atë rast në disiplinën Sllallom. 18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive.

Në të dyja zbritjet e saj në Sllallomin Gjigant të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhenj të kësaj kategorie, si 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranen po kaq herë numri 1 në botë, Lara Gut Berhami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu