Një sfidë që do të kujtohet gjatë, brenda dhe jashtë fushë. Për herë të parë, Brazili pësoi një humbje në shtëpi në fazën kualifikuese të një Botërori përballë Argjentinës, por në mitikun “Marakana” ishin tifozët ata që rrëmbyen skenën duke u përplasur në shkallët e stadiumin. Kjo situatë kaotike bëri që forcat e rendit të ndërhynin fuqishëm duke bërë që sfida të fillonte me 30 minuta vonesë, madje Messi, Martinez dhe pjesa tjetër e ekipit u detyruan të mbronin tifozët e tyre.
Në shifra, kjo ishte një sfidë mes të barabartësh, por ndryshe nga se pritej nuk ishte një ndeshje spektakolare, 4 gjuajte në kuadrat Brazili, 2 Argjentina. Në pjesën e parë, Messi dhe Raphinha provuan me të majtën. Rastin më të pastër e kishte Martinelli, por Romero i mohoi golin duke larguar topin në vijën fatale. Me fillimin e pjesës së dytë, Brazili mori kontrollin e lojës, por Dibu Martinez ishte i pakalueshëm. Në minutën e 63-të, Otamendi me kokë kaloi Argjentinën në avantazh, gol që në fund rezultoi një trepikësh. Brazili ishte i pafuqishëm për të shmangur këtë humbje, ndërsa mbetën dhe me 10-të lojtarë.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Brazilin duke u zhytur në krizë totale. Për momentin e shohin veten në vendin e 6-të, 7 pikë në 6 ndeshje tregojnë qartë krizën që ka mbërthyer 5 herë kampionët e botës. Me 15 pikë në 6 ndeshje, Argjentina qëndron në krye e ndjekur nga Uruguai me 13 pikë.