Ftesa për muzikantin serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka shkaktuar mjaft reagime në opinionin publik.
I pyetur në lidhje me këtë, administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja ka sqaruar për televizionin Neës24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.
Lexo edhe: https://infowebtv.com/artistet-te-gjithe-kunder-prezences-se-goran-bregovic-ne-shqiperi/
Ai theksoi se si pjesëmarrëse Birra Korça ka si detyrim të përfaqësojë sa më denjësisht produktet e saj.
“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.
Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.