Yjet e sportit shqiptar u nderuan sot me çmime të veçanta në një mbrëmje gala të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dedikuar sportistëve dhe trajnerëve më të mirë të 2 viteve të fundit, të cilët kanë bërë krenarë Shqipërinë me rezultatet e tyre të larta në arenën ndërkombëtare. Një mbrëmje gala të mbushur me shumë kampionë, përveç figurave drejtuese në sport mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Në kētë mbrëmje Gala të Yjeve të Sportit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i dha trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, një çmim nderi. Rama, u shpreh se braziliani ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësinë shqiptare. Gjithashtu, nuk munguan edhe falënderime, për të gjithë të pranimshmit.
“Dua të bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij.Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian,kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje. Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe Italian do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare.”, tha Rama.