“Brenda 5 viteve kam humbur 3 vëllezër”, Elsa thërret nënën

0

Jeta e Elsës, e cila ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ka qenë shumë e lumtur me dy ish- bashkëshortët e saj në Greqi, por as për familjarët e saj. Brenda pesë viteve në shtëpinë e tyre kanë ndodhur tre tragjedi, ndaj ajo ndien se nuk ka pasur asnjë arsye të bukur për të vizituar vendin e saj. Kjo është arsyeja pse ajo ka ardhur në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, për të lumturuar sadopak nënën e saj, Bajamen që ka veshur një petk zie, për t’i dhuruar buzëqeshje.

Ardit Gjebrea: Po sot kë ke ftuar?

Elsa: Mamin se…kur e takoja mamin sa herë që vija në Shqipëri, vija jo për gëzime, por për hidhërime. Brenda 5 vitesh kam humbur 3 vëllezër.

Ardit Gjebrea: 3 vëllezër?

Elsa: Dua të dal aty që kur vija unë, vija me raste. Erdha kur më vdiq babai para 13 vjetësh,erdha kur më vdiq vëllai në Amerikë, erdha kur bëmë të dyzetat se e varrosëm vëllanë në Greqi, vetëm për halle kam ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot do të vish për një gjë të mirë?

Elsa: Doja të vija për një gjë të mirë, t’i gëzoj zemrën mamit se dhe ajo ka përcjellë tre djem, s’është e lehtë. Të rrojë një grua, të humbasë fëmijë, është gjëja më e tmerrshme se unë jam nënë vetë.

Elsa: Mami, kam 3 vjet pa të parë dhe sa herë që mblidheshim si familje, mblidheshim vetëm për hidhërime, ti e di këtë.

Bajame: E di.

Elsa: Hidhërimi i parë ishte i babit, pastaj i Timit tonë të shtrenjtë, pastaj i Benit, me Ardin nuk erdha dot, s’pata mundësi. U mundova të të dërgoj një mesazh që të të gëzoj dhe të ëmbëlsoj pak zemrën tënde.

Bajame: Të më heqësh stresin.

Elsa: Bravo. Dhe më mungon se kam 3 vjet pa të parë. Mund të flasim për ditë, po ai kontakti…

Bajame: Ajo i ndez zemrën e nënës më shumë. Sa e fik, unë lotoj.

Elsa: E di. Tani mbeti vetëm Leksi, e shikojmë të gjithë vëllanë e vogël në dritë të syrit.

Bajame: Unë bëhem më e fortë kur ju më jepni kurajë. Kemi ardhur të lumturohemi, janë vetëm lotë gëzimi.

Elsa: Jeta vazhdon, po mundohem të mos qaj se do më thoni qaj vetëm për halle, por lotët janë dhe emocione, njeriu qan edhe për gëzim. Jam lodhur nga të qarët dhe dua të mbaj veten.

Ardit Gjebrea: Të buzëqeshësh.

Elsa: Më duket se më shkon më shumë e buzëqeshura se sa lotët./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu