Kylie Jenner hodhi poshtë dyshimet e shumë fansave se mund ta kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në mënyrë sekrete. Fillimisht ajo ndau disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe vetëm dje publikoi fotot nga ‘baby shower-i’ i saj.
Themeluesja e Kylie Cosmetics postoi një seri prej nëntë fotosh që tregonin festën e bebit të saj që pritet të vijë shumë shpejt në jetë, me tematikë gjirafash ngjyrë të bardhë dhe ari.
Jenner veshi një fustan të bardhë të ngushtë të gjatë, një varëse të gjatë argjendi dhe një palë vathë argjendi. Shumë nga të ftuarit gjithashtu dukeshin të veshur me nuanca të bardha, argjendi dhe rozë, që duket të ketë qenë kodi i veshjes.
Kylie ndau një foto të ëmbël me mamanë e saj, Kris Jenner, dhe me gjyshen e saj, MJ.
Në një foto tjetër, Jenner ndau pamjet e tryezës me dru, të rrethuar nga gjelbërimi. Me sa duket nga fotot, çdo mysafir mori një batanije të personalizuar me emrin e tyre.
Edhe Travis Scott u shfaq në disa pamje, bashkë me menaxherin e ulur pranë tij.
Jenner tregoi gjithashtu disa nga dhuratat që mori, duke përfshirë një karrocë fëmijësh Christian Dior dhe një çantë pelenash të ngjashme. Çanta të shumta blu të tipit Tiffany & Co rrethuan gjithashtu karrocën.