Norwich City ka konfirmuar zyrtarisht se Dean Smith do të jetë trajneri i ri i skuadrës: ai ka nënshkruar një kontratë 2.5-vjeçare.
Ish-trajneri 50-vjeçar i Aston Villa merr trashëgiminë e Daniel Farke, i shkarkuar nga pankina e ‘kanarinave’ pas një fillimi të ngadaltë të kampionatit, duke arritur vetëm një fitore në 11 javë ndeshje në Premier Leagu.
Norwich aktualisht renditet në vendin e fundit dhe është pesë pikë larg zonës së sigurisë. Craig Shakespeare, i cili kishte punuar me Smith në Villa Park, do të jetë zëvendësi i tij në “Carrow Road”. Debutimi i Dean Smith në pankinën e Norwich është planifikuar për më 20 nëntor, në ndeshjen kundër Southampton në shtëpi.
Eshtë për t’u kujtuar se Dean Smith, pas gati tri vitesh, u shkarkua nga pankina Aston Villas në nëntor 2021 për mungesë të reultateve dhe menjëherë, brenda muajit mori po rolin e trajnerit te rivalët e Norwich City në Premier League.