Breshër në Korçë, fermerët të shqetësuar: Mund të na shkaktojë dëme në bujqësi

0

Reshjet e breshërit kanë përfshirë zona të konsiderueshme në Maliq dhe Korçë, duke shkaktuar shqetësim te fermerët për dëmet e mundshme në bujqësi.

Sipas informacioneve, breshëri ka rënë në fshatrat Vlocisht, Libonik dhe Vashtëmi në Maliq, si edhe në Bulgarec dhe Çiflig në Korçë.

Intensiteti i reshjeve pritet të ketë ndikuar negativisht në kulturat bujqësore, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme të sezonit.

Banorët dhe fermerët e zonave të prekura raportojnë për, ndërsa pritet një vlerësim në terren për të përcaktuar shkallën e plotë të ndikimit.