Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United nis në mënyrën më të keqe të mundshme
Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United nis në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra e tij mundet në shtëpi nga Brighton me shifrat 1-2. Për miqtë ka qenë Gross, autori i dy golave të shënuar në minutën e 30 dhe 39-të.Reagimi i vendasve ka qenë i dobët dhe jo i plotë.
Rezultati është ngushtuar në 2-1 në minutën e 68-të pas një autogoli të Mac Allister. Cristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe është aktivizuar nga trajneri holandez në minutën e 53-të, por as kampioni portugez nuk ka arritur të bëjë dot asgjë.
- Një paraqitje zhgënjyese për Djajtë e Kuq jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe për shkak të një loje që nuk ka qenë aspak e mirë duke shkaktuar shumë pakënaqësi mes tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer fërshëllimat për ekipin e tyre. Ndërkohë takimi Leicester-Brentford ka përfunduar me shifrat 2-2, Strakosha ishte në stol për 90 minuta me ekipin e Brentford.