Briken Çalja shpallet kamipion bote në peshëngritje!

0

Briken Çalja është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes ne peshën 73 kg. Peshngritësi shqiptar arriti të ngrinte 156 kg. Ndërkohë peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj zuri vendin e katërt.

Çalja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qenë në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit Ndërkaq, Çalja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.

Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu