Britania e Madhe: Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Chernihiv pavarësisht premtimeve

0

Ministria e Mbrojtjes Britanike, ka njoftuar sot se forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë Chernihiv pavarësisht premtimeve për të zvogëluar “në mënyrë dramatike” operacionin e saj ushtarak rreth qytetit. Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 36-të, trupat e Kremlinit “vazhdojnë të mbajnë pozicione në lindje dhe perëndim të Kievit” pavarësisht tërheqjes së disa prej njësive të tij. Analiza e fundit vjen pasi ushtria ruse tha se do të shkurtonte operacionet pranë Kievit gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll këtë javë. Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se “luftimet e ashpra do të zhvillohen” në periferi të Kievit në ditët në vijim, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol një objektiv kryesor i forcave ruse.