Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Ukraina po përgatisin një pakt trepalësh për të forcuar sigurinë rajonale.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal.
Ai gjithashtu theksoi se pret që në të ardhmen vendet të nisin një format të ri të bashkëpunimit rajonal.
“Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të nisim zyrtarisht një format të ri rajonal të bashkëpunimit … në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm rus, ne duhet të nënshkruajmë një dokument trepalësh mbi bashkëpunimin për të forcuar sigurinë rajonale,” tha Shmygal ndërsa pritet që të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij polak Mateusz Morawiecki në Kiev.