Për “spekulimet e shumta të rreme dhe shpifjet” këngëtarja Britney Spears i ka dërguar një letër “Daily Mail” ku e paralajmëron se publikimi i lajmeve ku ajo akuzohet për konsumimin e një droge të quajtur “crystal meth”, do të ndiqet në rrugë ligjore.
Në letrën e siguruar nga “Page Six”, avokati i këngëtares Mathew Rosengart, hodhi poshtë lajmet e publikuara nga media, duke kërkuar një hetim të brendshëm për këtë çështje. Ai zbuloi gjithashtu se gazetarja Daphne Barak, e cila shkroi lajmet ka “ngacmuar” Spears dhe djemtë e saj Sean dhe Jayden, duke u përpjekur të shpërndaje informacione të rreme mbi ta.
“Kam frikë se ajo përdor meth. Unë jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet,” mësohet se ka thënë dhe ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline për“Daily Mail”.
“Është e frikshme. Ajo është nëna e djemve të mi.”
Nga ana tjetë babai i saj Jamie tha se “Britney mund të vdesë si Amy,” duke iu referuar këngëtares Amy Winehouse, e cila vdiq nga helmimi nga alkooli në moshën 27-vjeçare në vitin 2011 pas vitesh abuzimi me substancat.
“Daily Mail”, përmes Daphne Barak, postoi gjatë së dielës një lajm që përmbante spekulime të shumta në lidhje me Britney Spears, veçanërisht për “crystal meth”.