Britney Spears dëshiron të bëhet sërish nënë.
Ishte autorja e Being Britney, Jennifer Otter Bickerdike ajo që ka zbuluar se fansat mund të presin një njoftim në muajt e ardhshëm.
Ajo tha se këngëtarja dëshiron të përfitojë sa më shumë nga jeta e saj ‘normale’ dhe të fillojë të zgjerojë familjen e saj me të fejuarin Sam Asghari.
Sipas Jennifer, këngëtarja mund të bëjë një njoftim për shtatzëninë në muajt e ardhshëm.
“Nuk do të habitesha nëse ajo tashmë është shtatzënë. Unë mendoj se në duhet të kërkojmë një njoftim në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm. Ajo është e dëshpëruar të ketë një vajzë”, tha ajo për revistën “OK”.
Edhe vetë Britney ka bërë disa postime ku shpreh dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë.
“Po mendoj që të kem një tjetër fëmijë, pyes veten nëse do të ishte një vajzë”, shkruante këngëtarja para disa ditësh në “Instagram”.