Britney Spears shpreh zhgënjimin për familjen e saj/ Ja çfarë shkruan nëpërmjet një postimi

0
Photo by: Dennis Van Tine/STAR MAX/IPx 2019 8/19/21 Britney Spears under investigation for allegedly striking employee during 'dispute' at home. STAR MAX File Photo: 8/28/16 Britney Spears at The 2016 MTV Video Music Awards. (Madison Square Garden, NYC)

Britney Spears po ndan zhgënjimet e saj me fansat. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja kërkon drejtësi për kujdestarinë 13-vjeçare, të cilën e ka cilësuar abuzive, ndërsa kritikoi familjen e saj se e kanë lënduar me sjelljen e tyre. Babai i saj, Jamie u pezullua si kujdestar i pasurisë së saj në Shtator pasi dhe më parë këngëtarja e kishte akuzuar për abuzim dhe keqmenaxhim të parave të saj.

Lënduar: Britney Spears i dërgoi një mesazh të zemëruar familjes së saj të hënën, duke i akuzuar ata se "e kishin lënduar [atë] më thellë sesa [ata] do ta dinin ndonjëherë".

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin jam hapur ndonjëherë do të thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë pas…Ok, e kuptoj…ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo unë nuk jam në në dispozicion për asnjë prej tyre tani.”, tha këngëtarja.

“Nuk më shqetëson të jem vetëm…dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza…nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë ka mbaruar…paqe.”, shkroi më tej këngëtarja. Spears vazhdoi në mesazhin e saj, duke thënë: “Ky mesazh është për familjen time…që më lëndoi me thellë se ndonjëherë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu