Brnabiç: Jam gati të jap dorëheqje, Vuçiç e di këtë gjë por e refuzon

0

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka theksuar se është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i kryeministres në çdo moment, por shtoi se presidenti i Serbisë për momentin e refuzon, shkruajnë mediat serbe.

“Duke pasur parasysh shkrimet e mediave manjate, sa për të qenë të qartë, unë jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment si kryeministër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e di këtë dhe për momentin refuzon”, tha Brnabiç.

Kryeministrja Brnabiç më herët tha se ka punuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrin e financave Sinisha Mali për të parë se çfarë masash shtesë ekonomike dhe politike mund të ndërmerren dhe se qytetarët do të jenë të kënaqur me masat e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu