Gianluigi Buffon vazhdon të shkruajë histori në moshën 44-vjeçare. Në takimin ndaj Beneventos përfunduar me shifrat 0-0, portieri legjendar regjistroi 500 ndeshje pa pësuar gol. Arritje historike për Buffon i cili me Juventusin arriti 322 ndeshje pa pësuar gol, 92 me Parmën, 9 me PSG dhe 77 me Kombëtaren e Italisë.
Me 653 ndeshje, Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, duke ia kaluar Paolo Maldinit dhe gjithashtu krenohet me 27 tituj, ndër të cilët janë 9 kampionate, pesë Kupa Italie, gjashtë Superkupa, një Kupë UEFA dhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.