Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Aldo Bumçi beson se nëse Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit do të hetonte publikimin e të dhënave të qytetarëve para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit (i njohur si “skandali i patronazhistëve) nuk do të ndodhte skandali i sotëm i publikimit të pagave të 637 mijë qytetarëve.
Në emisionin “Debat” në “A2 CNN”, ai tha se publikimi i të dhënave të pagave të qytetarëe të punësuar në sektorin privat dhe publik është bërë për të ushtruar presion ndaj qytetarëve.
“Kjo është një ngjarje e rëndë që vë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Thelbi është përdorimi i të dhënave i qindra mijëra qytetarëve për t’i vënë në presion. Vetëm kjo e dhënë duhet të anulonte zgjedhjet. Kjo gjë ndodhi zgjedhjet dhe përdorimi i të dhënave ishte një nga pjesët ku u dhunuan të dhënat e qytetarëve. Për ironi, SPAK-u pasi e la këtë çështje ajo u mbyll dhe nga Prokuroria Tiranë. Nëse kjo çështje do të ishte hetuar do të ndalonte dhe këtë rast të ri me të dhënat e pagave”, u shpreh Bumçi.





