Bundesliga kryesohet nga Wolfsburg, Bayern fiton bindshëm ndaj Leipzig, Haaland sërish ‘hero’ te Dortmund

0

GJERMANI

Wolfsburg është rikthyer në kohët e arta. ‘Ujqërit’ gjermanë kryesojnë Bundesligën me 12 pikë të plota.

Me dy gola të gjelbërit fituan ndaj Greuther Furth për të vijuar kryesimin e vetëm të kampionatit.

Bayern nga ana tjetër ka fituar bindshëm në transfertën e Leipzig. 4-1 fituan bavarezët teksa trajneri Nagielsmann ka arritur të marr fitoren e parë ndaj ish-ekipit që drejtonte.

Gjithsesi Haaland është njeriu i momentit në Gjermani. Norvegjezi shënoi golin e fitores në triumfin spektakolar 4-3 të Dortmund ndaj Bayer Leverkusen në tranfertë. Bomberi shtatlartë shënoi dy gola në këtë sfidë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu