“Burimet ujore do të ruhen”/ Balluku: Nuk do të rritet çmimi i ujit

0

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se çmimi i ujit nuk do të rritet. Gjatë prezantimit të Operatori Kombëtar të Ujit, Balluku theksoi se do të ketë një përshpejtim të zhvillimit teknologjik dhe një mbrojtje më e fortë për burimet ujore.

“Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi. Sigurisht që ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit të prodhimit të ujit e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Asgjë nuk duhet shpikur nga fillimi, sot vende që Zoti nuk i ka bekuar si Shqipëria arrijnë të furnizojnë tregun e tyre 24 orë duke përdorur teknologji…Kjo do të japë mundësi të kemi zhvillime të bazuara me praktika më të mira ndërkombëtare me të gjithë partnerët. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore”, tha Balluku.