– Dubai do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit bregdetar. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, teksa shkruan se, banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek ‘Vollga’.
Në fund të postimit të tij, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.
Postimi i kryeministrit Rama:
Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.