Burrat vrasin dy motrat për nder

0

PAKISTAN-Dy motra me shtetësi të dyfishtë pakistaneze dhe spanjolle dyshohet se u vranë nga burrat e tyre, pasi ato udhëtuan në Pakistan. Aneesa Abbas, 24 vjeç dhe Arooj Abbas, 21 vjeç, u qëlluan për vdekje të premten pasi arritën në qytetin lindor të Gujrat me nënën e tyre, Azra Bibi.

Teksa ato mbërritën në Pakistan, motrave iu bë presion për të ndihmuar burrat e tyre, me të cilët u detyruan të martoheshin vitin e kaluar, të aplikonin për viza bashkëshortore në mënyrë që të mund të udhëtonin në Evropë.

Sipas The Guardian, Aneesa dhe Arooj u vranë kur ata refuzuan t’i ndihmonin. Të dyja gratë donin të divorcoheshin nga burrat, të cilët ishin edhe kushërinjtë e tyre, në mënyrë që të martoheshin sërish në Spanjë.

Hetimet kanë konfirmuar se të dyja motrat janë vrarë në emër të ‘nderit’,” tha oficeri i policisë hetuese Muhammad Akhtar.

Qindra gra vriten nga anëtarët e familjes në Pakistan çdo vit në të ashtuquajturat vrasje “nderi” për shkeljen e normave konservatore që rregullojnë marrëdhëniet e grave.

Sipas Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Pakistanit, një grup i pavarur për të drejtat e njeriut, më shumë se 470 raste të vrasjeve për nderin u raportuan në vend vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu