Një çift bashkëshortësh u shpallën të vdekur në një vetëvrasje të dyshuar të dyfishtë pasi policët u thirrën nga fqinjët të cilët patën dyshime.
Një burrë dhe një grua u gjetën të vdekur në një shtëpi në Bingley, Yorkshire, pasditen e djeshme.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë oficerët e policisë jashtë pronës pas zbulimit tragjik. Mësohet se dyshja vdiqën në një përpjekje të dyfishtë vetëvrasjeje.
Trupat e tyre janë dërguar në ekspertiz mjeko-ligjore për t’u përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Policia ka konfirmuar se nuk po i trajton vdekjet si të dyshimta.